Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Maqedonia favorit ndaj Kosovës”, Agim Ibrahimi befason me deklaratën e tij: Për të ardhur te Shqipëria më kanë kërkuar lekë, kam pasur ofertë nga Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
“Maqedonia favorit ndaj Kosovës”, Agim Ibrahimi befason me

Agim Ibrahimi është një nga lojtarët më të mirë te Shkëndija e Tetovës. Sulmuesi shqiptar në një intervistë për “Fan Zone” foli për sezonin me kuqezinjtë në Maqedoni, shkakun pse nuk zgjodhi Shqipërinë dhe sfida mes Kosovës dhe maqedonasve.

“Ky sezon nuk është njësoj si ai i kaluar. Shkaktar mendoj se ishin ato humbje që bëmë në Europë. Mendoj se me këtë skuadër që kemi do të rikthehemi sërish ajo skuadër që ishim sezonin e kaluar.

Nuk dyshoj se mund t’I afrohemi Vardarit pasi kemi dy ndeshje ndaj tyre dhe çdo gjë është e mundur. Unë jam tifoz I flaktë I Shkëndijës dhe ky është një mesazh për të rinjtë që nuk duhet të heqin dorë.

Çdo menaxher bën punën e transferimit dhe më pas ikën në shtëpinë e vet. Suksesi me presidentit Visar Bexheti ishte një nga sukseset më të mëdha duke fituar trofe. Ne si lojtar duhet të fokusohemi në fushë dhe nuk duhet të ndikojnë këto gjëra për ne”.

Kampionati italian? “Gjatë kohës që isha në Maribor e pas atyre trofeve mendoj se ishte gjë e mirë që isha në huazim dhe u ktheva në Maribor për të luajtur në Champions. Tani që e mendoj më shumë duhet të qendroja pak më gjatë te Cagliari në Serie A.

Kam menduar që të luaj në Superligë dhe kam pasur oferta nga Partizani. Nuk ishin kontakte direkt, por me ndërmjetësim dhe asnjëherë nuk I dihet në futboll”.

Kombëtarja? “Atëherë kishte shumë telenofata dhe çdo kush do të fuste hundët. Ne lojtarët na shikojnë edhe si lekë dhe kishte nga ata që kërkon lekë që të luaja për Kombëtaren shqiptar. Kam luajtur për moshat e Maqedonisë dhe për ekipin e madh që të tregoj vlerat e mia si lojtar”.

Kosovë-Maqedoni kush fiton? Mendoj se Maqedonia është favorit ndaj Kosovës. Unë nuk mund të jem pjesë në këtë ndeshje pasi jam ndëshkuar me karton”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga