Pas arritjes historike për të qenë në fazën “Play-Off” të Conference League, ekipi i Strugës duhet të kthejë kokën edhe nga kampionatit tashmë.
Kampionët në fuqi kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e javës së 2-të të Superligës maqedonase. Të besuarit e Shpëtim Duros u mundon me rezultatin 1-2 në shtëpi në mënyrë surprizuese nga Brera Strumica e cila e ka nisur mjaft mirë këtë sezon ku në 3 ndeshje ka grumbulluar 9 pikë.
Në krahun tjetër Kampionët në fuqi marrin një humbje të hidhur përpara aventurës europiane. Golin e vetëm për Strugën e shënoi i përhershmi Ibraimi, teksa për Brera Strumica shënoi Krstevski dhe Vrdoljak.
Poll