Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Gjyqtarë nga Malta do të albitrojnë ndeshjet e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Gjyqtarë nga Malta do të albitrojnë ndeshjet e

Arbitrat shqiptarë, janë sulmuar shpesh për gjykim të njëanshëm në fushën e lojës, ndaj së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një akord të përbashkët me atë të Maltës në fushën e gjykimit.

Në faqen zyrtare të FSHF-së njoftojnë së fundmise tashmë në Kampionatin Shqiptar do të gjykojnë ndeshjet edhe arbitra nga Malta.

Marrveshja e nënshkruar mes dy federatave, ka si qëllim shkëmbimin e arbitrave në ndeshje të ndryshme dhe të rëndësishme të kompeticioneve si në Shqipëri ashtu edhe në Maltë.

Por, duke mos mbetur vetëm në këtë kuadër, por edhe në shkëmbimin e përbashkët të përvojë në fushën e gjykimit duke planifikuar kurse të ndryshme trainimi për përgatitjen e arbitrave në të dy vendet.

Sipas marëveshjes, arbitrat shqiptarë dhe ata të Maltës do të jene prezentë me paraqitjet e tyre në ndeshjet e Kategorisë Superiore, por edhe të parë, në të dy federatat.

Kjo marëveshje do të përfshijë edhe prezencën e vëzhguesve të të dy palëve në ndeshjet e kategorive të mësipërme, shoqëruar kjo edhe më kurset e ndryshme të trainimit. Nuk do të mungojnë edhe gjykimet respektive në të dy kampionatet, sipas kërkesave të caktuara nga federatat përkatëse.

Kjo marrëveshje pritet të futet në funksion sa më shpejt dhe do të nisë menjëherë me një plan të detajuar bashkëpunimi mes dy federatave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga