Kategoria e Dytë do të rikthehet në fundjavë për të zhvilluar ndeshjet e radhës të kampionatit. Kështu ekipet e grupit A do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 13-të, ku duele mjaft delikate janë në program.
Të shtunën 10 ekipet zbresin në fushë për të kërkuar fitoren, e cila do t’i çonte ata më afër objektivave të yre sezonale. Të 5 ndeshjet që janë në program për t’u zhvilluar do të startojnë në prën 13:00.
Veleçiku pret në shtëpi Shirokët, me këto të fundit që kërkojnë fitoren për të mbajtur hapin e skuadrave të kreut. Adriatiku nga ana tjetër sfidohet me Naftëtarin, me skuadrat që synojnë ngjitjen në klasifikim.
Interesante do të jetë përballja Luzi – Basania e Tërbuni – Gramshi. Ndërkohë këtë javë ka mundësinë ideale për t’u shkëputur skuadra e Besëlidhjes. Lezhjanët do të presin në shtëpi Erzenin dhe synojnë fitorne për të “blinduar” vendin e parë në tabelën e klasifikimit, duke marrë shkas edhe nga mungesa e Sopotit. Siç dihet këto të fundit do të jenë pushim këtë javë dhe diferenca mes vendit të parë dhe të dytë në klasifikim aktualisht është vetëm 3 pikë.
