Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Vetëm 1 fitore larg për të prerë flokët, tifozi i United tregon "look"-un e ri nëse “Djajtë” triumfojnë ndaj West Ham

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 1 fitore larg për të prerë flokët, tifozi i
Frank Ilett

Frank Ilett është shndërruar në tifozin më të njohur në futboll. Kjo pasi tashmë prej më shum se 1 viti e gjysmë është në qendër të vëmendjes.

Kjo pasi para 500 ditësh bëri një premtim që lidhej me skuadrën e Manchester United, në atë periudhë po kalonte një moment jo të mirë. Nëse “Djajtë” do të merrnin 5 fitore rresht do të vendoste të shkurtonte sërish flokët, por diçka e tillë nuk ndodhi për muaj me rradhë.

Anglezët nuk ia dolën që të merrnin 5 fitore rresht, teksa këtë herë duket shumë afër. Kjo pasi kanë arritur të sigurojnë 4 fitore në kampionat. Kanë mposhtur Manchester Cityn, Arsenalin, Fulhamin dhe Tottenhamin, teksa “pengesa” e fundit për fitoren që tifozi të shkurtojë flokët është Ëest Ham këtë të martë.

Në lidhje me këtë ka folur vetë tifozi. Është shprehur se nëse United arrin të fitojë do të shkojë te berberi dhe do të presë flokët. Kështu ka zbuluar edhe si do të jetë look-u i tij i ri.

“Jam gjithashtu i lumtur që nuk ishin pesë ekipe të lehta. Na u desh të mposhtnim Cityn dhe Arsenalin dhe madje edhe Spurs dhe Fulham. Ata mund të jenë të vështirë për t’u mposhtur në ditët e tyre. Do t’i presë të gjitha”, ka theksuar Ilett.

Poll

Lexo gjithashtu