Kryevepra e Jasir Asanit çoi peshë gjithë stadiumin me një gol që do të mbahet mend gjatë, aq i bukur për nga rëndësia, aq edhe i bukur për nga realizimi. Pas ndeshjes, autori i golit të parë dha intervistën e tij për TV Klan.
Me rëndësi është fitorja, u futën nga minuta e parë për këtë rezultat. Sylvinho ka bërë një punë të mirë. Fusha nuk na la të bënim futbollin më të mirë. Tentova disa herë të krosoj për Cikalleshin dhe Uzunin por s’ja dola. Kam pas bisedime me federatën shqiptare, por nuk ishte momenti.
Falenderoj Sylvinhon, sepse pa të nuk do isha këtu. Ndoshta edhe isha, nuk i i dihet, por unë e falenderoj nga zemra. Vazhojmë kështu pasi kemi edhe 3 ndeshje të tjera. Kush nuk ka dëshirë të kthehet në Europë. Unë kam shënuar golin por merita është e gjitha e Sylvinhos dhe Zabaletas.
Bluzen time do ia jap motrës. Unë që kur kam filluar futbollin kam qenë mbrojtës i majtë, por me kohën ndryshova pasi isha më mirë në krah, unë luaj ku ka nevojë ekipi. Szczesny më tha që goditja ishte fenomenale dhe nuk e priste.