
Luzi ka nisur zyrtarish përgatitjet për sezonin e ri ku do të jenë sërish pjesë e Kategorisë së Parë. Ndërtimi i ekipit ka nisur që nga kryesia teksa janë emëruar drejtori teknik dhe trajneri i ri, raporton Oversport.
Kavajasit i kanë besuar detyrën e trajnerit një 26-vjeçari. Gerson Stojku është tekniku i ri i Luzit, i cili në të kaluarën ka mbajtur pozicionin e zëvëndës-trajnerit te Shkumbini, Burreli dhe Vora si dhe ka punuar edhe me ekipet e moshave te disa skuadra.
Për rolin e drejtorit teknik, presidenti Albert Lusha ka menduar për një legjendë të klubit. Nertil Ferraj do të mbajë këtë detyrë teksa këtë sezon ai i dha fund karrierës pikërisht me ekipin e zemrës. Ferraj do të nisë punën së bashku me trajnerin Stojku për të ndërtuar një skuadër pretendente si ajo e këtij sezoni.
Dy “baste” këto për presidentin Lusha i cili konfirmon se të rinjtë ambiciozë nuk i merr vetëm si lojtarë.