Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Lushnja, merkatoja do të jetë e limituar

Shkruar nga NEWSPORT

Verdhejeshilët prej tre vitesh militojnë në Kategorinë e Parë, por që nuk kanë mundur të rikthehen edhe pse e kanë kërkuar këtë gjë për dy vite radhazi, madje sezonin e shkuar ata e humbën kualifikimin në ndeshjen e fundit, pasi u mundën nga Bylis. Megjithatë, skuadra që drejtohet nga Artan Bano edhe këtë vit do të synojë rikthimin në elitë.

BanoBaza e skuadrës është ndërtuar nga lojtarët vendës, duke pasur parasysh edhe kushtet që të ofron një skuadër që menaxhohet dhe drejtohet nga bashkia e qytetit. Por, këtë sezon skuadra pritet që të ketë afrime, të cilat do të jenë maksimalisht pesë. Trajneri Artan Bano ka pranuar se i duhen lojtarë të krahëve të mbrojtjes dhe të mesfushës, ku Lushnja ka çaluar sezonin e fundit, ndërsa po shohin edhe për një sulmues cilësor.

Nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të Mikel Cankës, i cili shkëlqimin si lojtar e ka pasur vetëm në radhët e skuadrës së vendlindjes, ndërsa alternativat në mbrojtje dhe në mesfushë pritet që të behën me lojtarë të ardhur nga Superiorja ose nga ekipet rivale të së parës. Përgatitjet do të nisin më 15 korrik, ku punimet do të nisin me lojtarët vendës e më pas do të ketë të tjerë që do të thirren në provë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga