
Lushnja do të presë në shtëpinë e saj skuadrën e Tërbunit në orën 13:00 ditën e sotme për javën e 10-të të Kategorisë së Dytë. Kjo ndeshje do të jetë një mundësi e artë për vendasit për të filluar ngjitjen në tabelë. Aktualisht mbajnë vendin e 11-të në kuotën e 9 pikëvë ndërsa Tërbuni në të shtatin me 12 pikë. Tre pikë do t’i barazonin me kundërshtarët por ndeshja direkte mban lushnjarët më lart.
Mes Lushnjes dhe Tërbunit janë Oriku 11 pikë, Burreli 10 pikë dhe Apolonia me 9 pikë, por dy të fundit kanë dy përballje të vështira me Flamurtarin dhe Tomorin respektivisht dhe ekziston mundësia për lënie pikësh. Tre mungesat e Ruços, Gjylës dhe Alushit shqetësojnë Tetovën por objektivi i fitores nuk ndryshon.
Formacioni i Mundshëm:
Lushnja (4-4-2) – Kaloshi; Magani, Daci, Korreci, Meta; Ziaj, Haxhiu, Andoni, Mehmeti; Canka, Pepa
Trajner: Edlir Tetova