
Rikthimi i Romelu Lukakut te Interi nuk ka shkuar siç duhet edhe pse sulmuesi belg u prit me shumë bujë gjatë merkatos së verës, pas huazimit nga Chelsea.
“La Gazzetta dello Sport” ka analizuar kostot e këtij operacioni, i cili i ka kushtuar deri më tanië plot 12 milionë euro, që do të thotë 46 mijë euro në minutë, pasi në Serie A ka luajtur vetëm 249 të tilla, ndërsa në Champions League ka qenë prezent në fushën vetëm 7’.
Nga ana tjetër një gol dhe një asist në kampionat, si dhe një tjetër realizim në Champions që për më tepër nuk kishte asnjë ndikim në fatin e skuadrës në Europë, bëjnë që Lukaku të humbasë rëndësinë në hierarkinë e skuadrës dhe drejtuesit e Inter tashmë po reflektojnë nëse ia vlen të shpenzojnë për një sulmues që nuk garanton vazhdimësi në aspektin fizik.
Ndërkohë koujtojmë se sulmuesi është rikthyer në Belgjikë për t'u kujdesur në mënyrën më të mirë të mundshme për të qenë prezent në “Katar 2022”.