Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luhet në Laç dhe Durrës, në lojë “Final-Four” dhe "Play-Out" (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Superiorja do të luajë ditën e sotme dy sfida mjaft interesante, të cilat janë të vlefshme për javën e 29-të të kampionatit. Do të luhet në Laç dhe Durrës në dy orare të ndryshme.

Fillimisht në Laç do të përplasin “brirët” mes tyre Laçi dhe Partizani, takim që do të startojë në orën 15:00. Një ndeshje ku të dyja ekipet do të kërkojnë rikthimin te fitorja. Kurbinasit kërkojnë 3 pikët për t’iu larguar zonës “Play-Out”, ndërsa nga krahu tjetër demat i duan për të mbajtur hapin e kryeuesve.

Në orën 18:00 do të luhet  në “Niko Dovana” mes Dinamos dhe Skënderbeu. Duel mjaft delikat që vë përballë dy skuadrat që do të luftojnë për “Final – Four”. “Blutë mbajnë vendin e 6-të në klasifikim me 36 pikë, ndërsa korçarët ndodhen në top 4-të me 40 pikë. Kujtojmë se dinamovitët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

[caption id="attachment_731854" align="alignnone" width="681"]Ndeshjet e sotme ne Superiore Ndeshjet e sotme ne Superiore[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga