Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luhet në aksin “Elbasan-Rrogozhinë”, luftë në distancë për titullin dhe Europën. Mësoni dy SFIDAT e ditës së sotme

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet në aksin “Elbasan-Rrogozhinë”, luftë në

Abissnet Superiore do të zhvillojë ditën e sotme dy takimet e mbetura të javës së 28-të kampionatit. Dy përballje që premtojnë të jenë të luftuara dhe emocionuese, teksa të 4 skuadrat janë të “dënuara” vetëm për fitoren.

Gjithçka do të startojë në orën 15:00. Në Rrogozhinë ka udëhtuar Partizani që do të sfidojë Egnatian. Demat synojnë fitoren që është shumë e rëndësishme për titullin kampion, ndërkohë nga krahu tjetër vendasit e Tetovës duan të “blindojnë” vendin e 3-të në klasifikim. Gjithsesi vetëm 6 pikë i ndajnë dy ekipet në klasifikim.

Në orën 18:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena”, aty ku Tirana pret Kukësin. Një duel mjaft i luftuar mes dy ekipeve, të cilat rrugë të vetme kanë vetëm fitoren. Kampionët aktual ashti si Partizani duan pikët që janë të vlefshme për titullin, kurse verilindorët 3 pikët për të shpresuar deri në fund për një vend në Europë, teksa vendi i 3-të është vetëm 6 pikë larg.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga