Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luhen 3 ndeshje të Superiores, spikat supersfida Partizani-Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
Luhen 3 ndeshje të Superiores, spikat supersfida Partizani-Egnatia

Ditën e sotme ngre siparin java e 22-të e “Abissnet Superiore”. Tre ndeshje mjaft interesante, ku do të luhen të gjitha. Në sfidat e sotme janë në “luftë” për kreun, “Final Four” dhe mbijetesë.

Gjithçka nis në orën 13:30 me ndeshjen Kukësi-Tirana. Verilindorët nën drejtimin e trajnerit të ri, Emiljano Çela, presin bardheblutë, me këta të fundit që kërkojnë pikë për të “blinduar” pozitat në katërshen e parë. Ndërsa Kukësi do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për t’u rikthyer te fitorja në kampionat pas 11 ndeshjes.

Por ndeshja që spikat sot është supersfida mes dy ekipeve më të mira të këtij sezoni. Partizani dhe Egnatia do të përplasin “brirët” për 3 pikët në stadiumin “Arena e Demave”, ndeshje e cila do të startojë në orën 16:00. “Demat” e Orges Shehit kërkojnë 3 pikët për të shkurtuar diferencën nga 10 në 7, ndërsa fitorja do t’i jepte Egnatias qetësi në majë të renditjes.

Po në orën 16:00, në "Niko Dovana" luhet një sfidë mjaft interesante. Teuta do të presë në shtëpi Skënderbeun. Vendasit kërkojnë me doemos pikë, për të filluar shkëputjen nga zona e ftohtë. Në krahun tjetër, Skënderbeu vjen i motivuar pas triumfit në “Air Albania” ndaj Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga