
Luftëtari ka mundur të thyejë ditën e djeshme Kamzën me rezultatin 1-0 duke vazhduar me serinë e fitoreve. Goli i vetëm i takimit i shënuar nga Rrapo ka ngritur në këmbë tifozerinë e cila kishte besim se edhe në këtë takim skuadra e tyre do triumfonte, dhe ashtu ndodhi.
Një moment i veçantë ka qenë ai pas përfundimit të takimit. Dejvi Bregu ka marrë për disa minuta vëmendjen e tifozëve, të cilët duartrokinë lojtarin në shenjë mbështetje, kjo për faktin se Bregu ka disa ndeshje që nuk ka gjetur rrugën e golit.
Më pas ai është pritur nga shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes për të vazhduar mbështetjen e dhënë fillimisht nga tifozët. Në këtë moment vlonjati nuk i ka mbajtur lotët, pasi është prekur nga këto situata të krijuar.