Situata në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar është tejet e tensionuar. Presidenti Viron Bezhani ka pasur përplasje të vazhdueshme me sekretarin Stavri Bello, ndërsa tashmë gjendja ka "agravuar". Newsport.al ka mësuar se kreu i KOKSH-it ka larguar nga puna në 11 nëntor sekretarin e Përgjithshëm, ndërsa ky i fundit së bashku me disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv kanë dërguar letra në Federatat Anëtare se është vendosur pezullimi i presidentit. Një veprim i paprecedentë, por që tregon gjendjen aktuale të Komitetit Olimpik Shqiptar.
Newsport.al është interesuar dhe ka mësuar nga presidenti Bezhani se disa persona, anëtar të Komitetit Ekzekutiv kanë marrë vulën e këtij institucioni dhe nuk kanë paraqitur asnjëherë dokumentet për dietat apo bonuset e pretenduara për sportistët elitarë të vendit, kërkuar këto nga kreu i KOKSH-it. Një shkelje e rëndë financiare nga Sekretari Bello, i cili duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. Për të janë depozituar në Prokurori tre kallëzime penale nga presidenti Bezhani për shkeljet në fjalë, si dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Newsport.al ka siguruar dokumentin e shkarkimit nga puna të Stavri Bellos, deklaratën për shtyp të KOKSH-it që tregon gjendjen mjerane që është katandisur ky institucion, si dhe letrën drejtuar Federatave Anëtare ku i zbulohen veprimet e turpshme të Stavri Bellos, tashmë i shkarkuar si Sekretar i Përgjithshëm i Federatës.
DOKUMENTET:



