Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Luajtëm ndaj ekipit më kualitativ në Superiore", Qatip Osmani pas barazimit me Partizanin: Për "Final Four" luftojnë 5 ekipe

Shkruar nga NEWSPORT
"Luajtëm ndaj ekipit më kualitativ në Superiore", Qatip

Vllaznia dhe Partizani kanë barazuar në supersfidën e javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

“Mendoj se gjatë lojës patëm raste edhe ne, por edhe Partizani. Neve na mungonte qarkullimi i topit, sidomos në pjesën e dytë. Dy mesfushorët tonë, ishim shumë para dhe në fazën e mbrojtjes, Partizani na krijoi probleme”, u shpreh fillimisht Qatip Osmani.

Mos ishte një lojë tepër mbrojtëse nga ana juaj?

“Ishim pakëz më të kujdesshëm. Ajo u pa në 20 minutat e fundit.”

Ky barazim e ul vrullin e Vllaznisë?

“Ne luajtëm një ekipi më kualitativ në ligë. Nuk ka vend për ndonjë shqetësim të tillë për ndeshjet e ardhshme. Vllaznia dhe Partizani bëjnë diferencën? Renditja tregojnë se janë 4-5 ekipe që do luftojnë për “Final Four”.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga