Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luajnë në shtëpi ndaj Vllaznisë, 2 mungesa “big” për Bledar Devollin

Shkruar nga NEWSPORT
Luajnë në shtëpi ndaj Vllaznisë, 2 mungesa “big”

Kukësi do të presë ditën e nesërme Vllazninë në “Kukës Arena” për tëbërë mes tyre llogaritë e javës së 28-të të Superiores. Ndeshja do të startojë në orën 14:00 dhe për verilindorët është shumë delikate.

Pas fitores me Laçin po në shtëpi, verilindorët do të synojnë vazhdimësinë  e rezultateve pozitive për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Nuk do të jetë e lehtë për Bledar Devollin, pasi përveç se përballë do të ketë skuadrën më të mirë të kampionatit, do të vuajë edhe disa mungesa.

Ndaj shkodranëve nuk llogaritë shërbimet e Kleandro Lleshit dhe Atdhe rashitit. Të dy lojtarët kanë probleme fizike dhe kjo bën me “dhimbje koke” trajnerin gjirokastrit, i cili duhet të mendojë për planin B.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga