Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luajnë ndaj Dinamos, por 3 lojtarë bëjnë me “dhimbje koke” Ahmatajn për duelin me Teutën

Shkruar nga NEWSPORT
Luajnë ndaj Dinamos, por 3 lojtarë bëjnë me “dhimbje

Tirana dhe Dinamo do të përplasen në kuadër të javës së 10-të të Superiores, takim që do të luhet ditën e sotme në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 14:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për bardheblutë, të cilët do të kërkojnë rikthimin te fitorja, e ciloa iu mungon prej dy javësh.

Gjithsesi përveç derbit që ka vëmendjen maksimale, stafi i Tiranës bëhet me “dhimbje koke”. Shkak bëhen 3 lojtarë të cilët pritet të jetë titullarë në “Selman Stërmasi”. Fjala është për Albi Dokën, Fjoart Jonuzi dhe për Ardit Hilën.

Të 3 futbollistët kanë nga 3 kartonë të verdhë dhe nëse ndaj Dinamos ndëshkohen sërish atëherë do të humbasin duelin e radhës ndaj Teutës, që është i vlefshëm për javën e 11-të. Në këtë mënyrë të 3 lojtarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm në derbi në mënyrë që të mos rrezikojnë sfidën me durrsakët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga