Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Dëshiroj të luaj për Kombëtaren”, Mesfushori shqiptar flet nga Spanja: Kam pasur shumë oferta, brenda dy sezoneve do të luaj në La Liga

Shkruar nga NEWSPORT
“Dëshiroj të luaj për Kombëtaren”, Mesfushori

Kleandro Llesi është një nga lojtarët shqiptar që luan në ligën e 3-të spanjolle. Mesfushori aktivizohet te Recreativo Huelva dhe në të kaluarën ka luajtur edhe për Shpresat U-21. Në një lidhje me “Fan Zone”, Lleshi u shpreh se brenda dy sezoneve synon të luaj në La Liga dhe ëndërron një ftesë nga Kombëtarja.

Situata në Spanjë? “Situata këtu është shumë keq dhe ne nuk mund të dalim jashtë. Kam një shtëpi të madhe ku mund të bëjmë stërvitje. Bëjmë stërvitje 4 herë në javë me skuadrën online, ndërsa pjesën tjetër e bëjnë në mënyrë individuale. Për fat të mirë asnjë lojtar I skuadrës nuk është prekur dhe zona ku jetoj ka pak të prekur dhe mendoj se do të jetë një nga zonat që do të hapet më shpejt”.

Nisja e kampionatit? “Për momentin nuk kemi asgjë zyrtare dhe po stërvitemi për të qenë gati. Shpresoj që në muajin maj të stërvitemi me skuadrën me nga dy persona e pastaj stërvitje me grupin”.

Pagat? “Nuk kemi pasur probleme të tilla dhe jemi paguar rregullisht”.

Stërvitja? “Kam bërë shumë stërvitje pasi është e vetmja mënyrë për të kaluar kohën dhe për të qenë gati. Ne kemi bërë mbledhje me ekipin dhe kapitenat dhe mund të luajmë çdo 72 orë. Është shumë e rëndësishme për lojtarët që të përfundojmë sa më shpejt këtë sezon për të nisur tjetrin. Vendosa të vija te Huelva dhe gjatë debutimin shënova gol duke e nisur me këmbë të mbarë”.

Kombëtarja? “Dëshira e çdo lojtari është të luaj për kombëtaren dhe shpresoj ta arrij qëllimin tim. Më pëlqen Buskets pasi kam të njëjtën rol si ai në fushë”.

Femrat më të bukura? “Nuk do t’I ndaja shqiptaret.”

E ardhmja? “Kam pasur mundësi të luaj jashtë Spanjës, por dua të luaj këtu pasi ndihem shumë mirë me lojën këtu. I kam vënë synim vetës që brenda dy viteve të luaj në La Liga”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga