Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Kontratë 5 vjeçare, Brentford firmos me ... 24-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kontratë 5 vjeçare, Brentford firmos me ...
Igor Thiago

Igor Thiago do të vazhdojë të qëndrojë te Brentford. Palët mes tyre kanë vazhduar bashkëpunimin. 24-vjeçari ka rinovuar kontratën me klubin anglez.

Kështu do të jetë pjesë e tyre edhe për disa sezone, saktësisht deri në verën e vitit 2031. Gjithashtu me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ky rinovim vjen pas një sezoni të suksesshëm, duke e konsoliduar Thiagon si një nga elementët kyç të sulmit të “Bletëve”.

"Jemi të kënaqur të konfirmojmë se golashënuesi më i mirë Igor Thiago ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare e gjysmë, me opsionin e klubit për një vit tjetër”, shkruhet në postim.

24-vjeçari ka pasur një sezon të parë në Londrën Perëndimore që u ndërpre për shkak të një dëmtimi, por përsëri ka shënuar 17 gola në 26 ndeshje të Ligës Premier këtë sezon, përfshirë edhe një gol në fitoren e Brentford ndaj Bournemouth në Carabao Cup në gusht.

Poll

Lexo gjithashtu