Ditën e dielë do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe të luftuara në futbollin shqiptarë. Në “Air Albania” do të përplasen dy ekipet e kryeqytetit dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e derbit të 3-të të këtij sezoni.
Partizani pret Tiranën në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare si në fushë edhe në tribuna. Pikërisht tifozët do të jenë ato që do të shtojnë emocionet e kësaj përballjeje dhe për këtë “Tirona Fanatics” ka vendosur të ndezin këtë përballje 2 ditë më parë.
Tifogrupi i Tiranës shkruajnë se të dielën do të luajnë kundër ‘morrave’ duke thumbuar kështu rivalët e tyre, ndërsa janë gati për 3 pikët e radhës. Gjithashtu zbulojnë edhe axhenën e tyre për grumbulimin dhe hyrjen në stadium.
View this post on Instagram
