
Ish-drejtori i KESH Andis Harasani në një postim në profilin e tij në facebook ka shkruar për humbjen e Gjermanisë, teksa kritikon ashpër teknikun gjerman Lowe-in. Harasani ka folur me tone të ashpra për të, pasi sipas tij ishte tekniku Lowe shkaktari i dështimit të Gjermanisë në Europian. Ja statusi i Harasanit në facebook:
"Më qafsh o Joachim Lowe, si ma bëre këtë të zezë?! Pagova lekë që të vij të të shoh ty dhe jevgjit e tu. Ma kërkove me ngulm në një kafene që të vija, po s’e kujtove pyet ata qe ishin aty.
Të mbrojta në facebook kur fusje duart në pantallona, aq të mbrojta sa më tha një shoku im: mos e mer me kaq vrull se po tall bythën me ty ai!!!
I tregoja shokëve skemat e tua, por ti kurrë nuk e njohe kontributin tim për ekipin dhe kjo për arsye banale, ngaqë isha në sherr me beniaminin tënd Myler. Sigurisht do mbash anën e tij…. Gjithmonë je treguar mosmirënjohës, nënvleftësues e i pasjellshëm ndaj meje. Për këtë gjë ka ndikuar mjaftueshëm tek ju duke hedhur helmin ndaj meje, ai “pesha pupël”, Myller. Kjo ka të bëjë me faktin se sa i pazoti je të vlerësosh ata që punojnë për ty.
More shokët e klasës së babait tim në ekip dhe prapë të mbrojta. Të kam çuar shumë e-mail e sms dhe u nuk u kujtove asnjëherë, të merrje në konsideratë shqetësimet e mia, përkundrazi jam i bindur se gjithçka pas leximit e ke kaluar në mëndjen tënde; ç’na çau k…n ky L…a !
Pagova lekë për bluzën se shallin ma dhanë në stadium. Por ti je mosmirënjohës ndaj të tuve!
Nuk të ndjek më Joachim Lowe, që në kampionatin tjetër të mos përballem me njerëzit e tu. Besoj që kjo që po bej unë do jetë një ndihmë dhe çlirim për shumë tifozë të tjerë gjermane biles dhe per nje tifoz italian qe mezi priti te humbnin te me uronte!"