
Te Skënderbeu kanë hedhur prapakrahëve humbjen me Tiranën dhe tashmë gjithë vëmendja e tyre është përqendruar te dueli i ditës së sotme ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Ky takim do të luhet duke nisur që nga ora 15:00.
Ndërkohë durrsakët pas humbjes 6-1 me Laçin do të tentojnë të marrin edhe fitoren e parë në këtë sezon para tifozëve të tyre, për të bërë kështu edhe “autokritikë”.
Te korçarët do të mungojë Ramos, me Ivan Gvozdenovic që do të bëjë pa shërbimet e tij. Ndërsa nga ana tjetër Diego Longo do të ndryshojë formacionin për të tëntuar edhe fitoren e parë për këtë sezon.
Formacionet e mundshme:
Teuta: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Daja (Arifi), Peposhi, Fili, Gjumsi, Daci (Gjata). Trajner: Diego Longo.
Skënderbeu: Alia, Frashëri, Prençi, Randi, Shaqe, Lika, Pecani, Liço, Rabiu, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenovic.