Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lojtari i momentit te Kombëtarja, por për Jasir ASANIN do të jetë problem... gjumi

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i momentit te Kombëtarja, por për Jasir ASANIN do të

Jasir Asani është lojtari i ftuar në këto kualifikuese të Kombëtares për ndeshjen me Poloninë. Anësori i njohur po shkëlqen në Korenë e Jugut me Gëangju, teksa sot arriti të realizonte plot 3 gola. Ai po kalon një formë të shkëlqyer dhe këtë e tregoi edhe në sfidën e sotme.

All - Paragraf - 3

Një lojtar që me siguri do të lërë gjurmë edhe në kombëtaren shqiptare. Megjithatë diçka përbën problem për Asanin. Ka të bëjë me regjimin e futbollistit, i cili do të vijë në Shqipëri dhe për një javë do t’i duhet të përshtatet me orarin e vendit tonë.

Siç dihet, Korea e Jugut është plot 8 orë para Shqipërisë. Nëse një ndeshje në vendin tonë është planifikuar të luhet në orën 20:00, praktikisht Asani rezulton të jetë në gjumë. A do t’ia dalë që për 7 ditë mëngjërashi të përshtatet dhe të jetë në “top formë” për të dhënë kontributin e tij me kuqezinjtë? Këtë do ta shohim në ndeshjen e datës 27 mars!

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7