Foto ilustruese
Giuseppe Savoldi ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 79-vjeçare. Ish-sulmuesi i kombëtares italiane të futbollit ka mbyllur sytë, duke lënë pas një histori të veçantë përsa i përket karrierës.
Giuseppe Savoldi
E pikërisht për këtë humbje të trishtë, Federata Italiane e Futbollit, ka kërkuar që ndeshja e sotme përballë Irlandës së Veriut të nisë me 1 minutë heshtje. Kujtojmë që ky duel është i vlefshëm për “play-off” e Botërorit 2026.
Përsa i përket Savoldit, ky i fundit ka mbajtur veshur fanellën e Atalantës, Bolognas dhe Napolit. Teksa ka qenë një nga sulmuesit më të spikatur në vitet ’70. Gjatë karrierës, ai ka shënuar një total prej 230 golash.
Poll
