Shqiperia - Kosova
Na ndajnë edhe 3 ditë nga ndeshja e shumëpritur Kosovë – Turqi, “finalja” e madhe për “Play-Off”-in e Kupës së Botës. Fakti që dueli do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, rrit euforinë dhe optimizmin te tifozët shqiptarë.
Gazetari Arlind Sadiku, ka bërë postim në rrjetet sociale, jo vetëm emotiv, por edhe patriotike: “Kush po thotë që është eliminuar Shqipëria? Kosova është zemra e Shqipërisë”.
Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho, u “dorëzua” kundër Polonisë në Varshavë, e humbur 1 – 2, kësisojë merr fund “ëndrra” për t’u përfaqësuar nga dy ekipet shqiptare në një Kupë Bote.
Poll
