
Egnatia 1-1 Partizani
Superiore: Java 13
Stadiumi: Egnatia Arena
Arbitër: Eldorjan Hamiti
Formacionet Zyrtare:
Egnatia (4-3-3): Sherri; Lila, Malota, Xhemajli, Musta; Zejnullai, Aleksi, Fernando; Dwamena, Spahiu, Paulauskas. Trajner: Edlir Tetova
Partizani (4-3-1-2): Hoxha; Murataj, Preka, Bytyçi, Buxhelaj; Mehmeti, Rrapaj, Maguette; Taipi; Cara, Bintsuka. Trajner: Arbër Abilaliaj
Komenti minutë pas minute:
-NDËRPRITET NDESHJA DERI NË NJË NJOFTIM TË DYTË-
26' Panik në Rrogozhinë, Raphael Dwamena bie pa ndjenja në fushën e lojës. Ambulanca e transporton me urgjencë në spital.
24' Paulaskas hyn rrezikshëm në zonë, por Bytyçi bllokon bukur me sparkatë dhe shmang rrezikun.
13' GOL! Partizani rikthen baraspeshën me një gol identik si i Egnatias, Bintsouka mposht Malotan në duelin ajror.
11' GOL! Shpërthen në festë Egnatia, Renato Malota shënon me kokë pas krosimit dhe nuk feston si një ish i Partizanit.
8' Krosim i rrezikshëm i Partizanit nga këndorja, në rrëmujën e zonës del portieri Sherri dhe devijon topin në krahun tjetër.
1' Fillon ndeshja, fitorja detyrim për skuadrat.