Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lista e kombëtares u-20, një ftesë e munguar për mesfushorin shkodran

Shkruar nga NEWSPORT
Lista e kombëtares u-20, një ftesë e munguar për mesfushorin

Ditën e sotme u shpall edhe lista e kombëtares u-20 nga ana e Alban Bushit. Kuqezinjtë do zhvillojnë dy ndeshje miqësore kundër Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një listë e dalë sot ku ka një ndërthurje të elementëve të kampionatit tonë dhe atyre jashtë vendit.

Bien në sy futbollistë të ftuar nga Greqia, Italia apo edhe madje nga Australia. Por një tjetër lojtar që ndoshta pritej me shumë mundësi të ishte pjesë e listës ishte edhe Rejan Alivoda. Mesfushori që luan tek Vllaznia ka spikatur në këtë fillim sezoni. Madje 19-vjeçari është aktivizuar në Uefa Conference League me kuqeblutë.

E ndërsa Alivoda ka marrë minutat e tij edhe në kampionatin e Superligës. Duke qenë kështu një nga lojtarët e rinj me më shumë minuta në kampionat. I vlerësuar shumë edhe nga ekspertët e futbollit në vendin tonë, për të gjithë bën çudi që Alivoda nuk ishte pjesë e listës për këto ndeshje të shtatorit.

Po ashtu Alivoda ka qenë gjithmonë pjesë e kombëtareve tonave të moshave. Duke filluar që nga mosha u-15, u-17 dhe u-19 ku ka spikatur madje duke qenë edhe kapiten. E nëse një kusht për tu grumbulluar tek ekipet e moshave janë minutat në skuadrat e para mbetet ende një çudi që ftesa për futbollistin shkodran mungoi në këto miqësore.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga