Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

De Biazi heq dorë nga skema mbrojtëse, zbulohet formacioni anti-Lihtenshtejn

Shkruar nga NEWSPORT
De Biazi heq dorë nga skema mbrojtëse, zbulohet formacioni

Sot është zhvilluar dita e dytë e përgatitjeve të kombëtares kuqezi përpara takimit kundër Lihtenshtejn. Trajneri Gianni De Biasi ka bërë ndryshimet e fundit në formacion, por që nuk janë vendimtare. Megjithatë, kur duhen dhe 48 orë parpara kësaj sfide, tekniku i kuqezinjve zbulon afërsisht skemën që do të luajë ndaj Lihtenshtejn.

Skema do të jetë 4-2-3-1. Në portë luan Etrit Berisha, i cili ka shkëlqyer gjatë javëve të fundit te Atalanta, ndërsa qendra e mbrojtjes përbëhet nga dyshja Mavraj - Gjimshiti, të cilët po luajnë në mënyrën më të mirë me ekipet ku bëjnë pjesë. Ata janë provuar edhe herë të tjera së bashku në qendër të mbrojtjes, duke bërë që të gjithë të kenë besim te këta lojtarë.

Në krahët e mbrojtjes do të pozicionohen djathtas Hysaj dhe majtas Aliji, duke lënë në stol Ansi Agollin. Para mbrojtjes pritet aktivizimi i dyshes Kukeli dhe Abrashi, ku ky i fundit lë në stol Taulant Xhakën.

Surpriza e këtij takimi është Azdren Llullaku, i cili do të jetë në krahun e majtë të mesfushës, i avancuar në sulm. Pas sulmuesi pozicionohet Jahmir Hyka, ndërsa në të djathtë Odise Roshi, i cili do të kombinohet mjaft mirë me Bekim Balajn që pritet ta nisë nga minuta e parë, duke zëvendësuar Armando Sadikun e dëmtuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga