Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ardian Nuhiu për të ndryshuar “historinë” përballë Ilir Dajës, STATISTIKAT thonë “fjalën” e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Ardian Nuhiu për të ndryshuar “historinë”
Ardian Nuhiu - Ilir Daja

Tirana – Dinamo është një nga supersfidat e ditës së shtunë që do të luhet në Superiore. Derbi merr vëmendjen e tifozëve, teksa do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”, duke nisur që nga ora 13:30.

Një sfidë shumë e rëndësishme mes ekipeve, të cilat do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren, e cila vlen më shumë se gjithçka. Në këtë takim përballë njëri – tjetrit do të vihen edhe Ardian Nuhiu dhe Ilir Daja.

Pikërisht timonieri i dinamovitëve është më favorit se ai i bardhebluve. Kjo pasi historia e përballjeve direkte tregon se Daja është më “eksperti” i fitoreve përballë Nuhiut. Kështu në 6 përballjet e së kaluarës mes tyre, trajneri i “Bluve” ka arritur të fitojë 3 herë, kundrejt 1 herë të trajnerit të bardhebluve.

Ndërkohë mes tyre 2 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. Me kuriozitet mbetet të shihet se në anën e cilit prej tyre do të shkojë këtë herë sfidë dhe cili do të ndryshojë për mirë statistikat e përballjeve direkte.

Poll

Lexo gjithashtu