Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci nuk humb kohë, Emiliano Çela nis punën “anti-Burreli”

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci nuk humb kohë, Emiliano Çela nis punën
Pogradeci

Pogradeci nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Apoloninë në transfertë, duke bërë një hap fals në renditje. Liqenorët tashmë nuk kanë shumë kohë për të humbur dhe Emiliano Çela ka zbritur menjëherë skuadrën në fushë.

Kështu kanë nisur përgatitjet për duelin e ardhshëm në kampionat. Ekipi po stërvitet intensivisht për përballjen me Burrelin, ku padiksutim janë të “dënuar” vetëm për 3 pikët, çdo rezultatet tjetër do të ishte “fatal” në garën për titullin kampion dhe ngjitjen në Superiore.

“Çdo ndeshje ndërtohet mbi punë dhe discipline. Liqenorët vazhdojnë stërvitjet intensive nën drejtimin e trajnerit Çela”, shkruhet në postim. Siç dihet aktualisht Pogradeci mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit, ku pas 21 javësh kanë mundur të grumbullojnë 40 pikë. 5 më pak se Laçi i vendit të dytë dhe 8 më pak se Skënderbeu kryesues.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Pogradeci Faqja Zyrtare (@kfpogradecii)

Poll

Lexo gjithashtu