Ligue de Football Professionnel (Liga franceze e futbollit ose LFP) ka njoftuar një marrëveshje që ka të bëjë me emrin e divizonit më të lartë profesional në futbollin fancez. Duke filluar nga Sezoni i ardhshëm, elita e futbollit në Francë nuk do të quhet Ligue 1 Uber East, por Ligue 1 McDonald’s.
LFP ka arritur një marrëveshje me kompaninë e ushqimit të shpejtë për të zëvendësuar Uber East si sponsorin e tyre të ri për ligën, emër që do të jetë për 3 sezonet e ardhshme.
“McDonald’s është zinxhiri kryesor i restoranteve në Francë, duke shërbyer mbi 2 milionë fakte në ditë. Ky partneritet shënon bashkimin e dy institucioneve kryesore që janë të rrrënjosura thellë në jetën e përditshme të popullit francez”, thuhej në njoftimin e bërë nga Liga.