Eron Gojani
Mesfushori qendror Eron Gojani po spikat në Norvegji me skuadrën e HamKam. Lojtari 19-vjeçar këtë sezon numëron 25 prezenca në të gjitha kompeticionet, duke marrë profilin e të “pazëvendësueshmit” në ekip.
Sipas raportimit eskluziv të “AlbanianScout”, Gojani ka vendosur t’i bashkohet Shqipërisë U-21, pas bisedimeve me trajnerin Alban Bushi.
Futbollisti në fjalë është i gjatë 192 centimetra, një “bishë” e vërtetë dhe ka aftësi të shkëlqyera në qetësimin e lojës dhe ndërtimin e aksioneve nga mbrapa.
Poll
