Ish-mesfushori i Atletico Madrid Saul Niguez gjatë merkatos së verës u largua nga Seville te Flamengo si transferim i lirë. Në kohë të shkurtër, 31-vjeçari iberikas ka marrë profil të rëndësishën te brazilianët.
Në prag të finales me Flamengos dhe PSG-së, e vlefshme për Kupën Interkontinentale, Saul ka “gozhduar” klubin e Real Madrid, madje duke bërë deklaratë të fortë:
“Për mua, klubi Flamengos është më i rëndësishëm se Real Madrid. Duket sikur ‘Galaktikët’ nuk ka tifozë të vërtetë. Klubi madrilen e fitoi famën përmes fitoreve, duke e bërë atë të njohur globalisht.
Megjithatë, kur shkon në ‘Santiago Bernabeu’, atmosfera unike mezi vihet re. Ndërkohë, ‘Maracana’ është krejtësisht ndryshe. Është gjithmonë plot dhe mbështetja nga tifozët është e jashtëzakonshme”.
