Ethan McLeod
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje. Sulmuesi anglez Ethan McLeod ka ndërruar jetë, si pasojë e aksidentin fatal me makinë në autostradën M1.
Lojtari i Macclesfield, po kthehej në shtëpi pas fitores 2 - 1 ndaj Bedford Town, e vlefshme për Ligën e 6-të në Angli. Konfirmimin për këtë ngjarje tragjike e ka dhënë vetë klubi i Macclesfield përmes postimit në rrjetet sociale:
“Lajmi për ndarjen nga jeta të Ethan ka tronditur të gjithë klubin tonë. Nuk ka fjalë që mund të shprehin ndjenjën e pamasë të trishtimit dhe humbjes që po përjetojmë tani”.
View this post on Instagram
Poll
