Sergio Ramos - Sergio Reguilon kur luanin te Real Madrid
Sergio Reguilon do të nisë kështu një aventurë të re jashtë Europe. 28-vjeçari do të transferohet në MLS, saktësisht te Inter Miami.
Palët mes tyre kanë arritur marrëveshjen dhe ish-i i Real Madrid do të veshë fanellën e amerikanëve. Në këtë mënyrë do të jetë shok ekipi me Lionel Messin.
Spanjolli siç dihet është i papunë që prej largimit nga Tottenham në korrik të këtij viti. Ndërkohë në të kaluarën e tij ka mbajtur veshur edhe fanellat e Brentford, Manchester United, Atletico Madrid, ndërsa ka dalë nga akademia e Real Madrid.
View this post on Instagram
Poll
