Neymar padiksutim është një nga futbollistët më “fatkeq”. Kjo pasi sulmuesi gjithmonë në momentet e tij më të mira në karrierë, ka pësuar dëmtime që e kanë mbajtur larg fushave me muaj të tërë, duke ndikur kështu edhe në formën e tij fizike.
Por tashmë duket se ka gjetur vazhdimësinë dhe te skuadra braziliane po mendojnë t’i ofrojnë zgjatjen e kontratës. Një vendim që padiksutim kënaq edhe ish-in e Barçës, i cili synon Kupën e Botës 2026.
Neymar synon të jetë protagonist me Brazilin në Kupën e Botës 2026 dhe për këtë një rinovim i kontratës dhe të luajë sa më shumë me Santos për të arritur edhe formën e tij më të mirë.
Marrëveshja e palëve për rinovimin është rënë dakort për deri në verën e vitit 2026. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri atëherë.
