Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

TRONDITËSE/ Mendoi vetëvrasjen pas humbjes së finales në Moskë, ish-kapiteni i Chelsea-s: Djemtë u ngritën dhe...

Shkruar nga NEWSPORT
TRONDITËSE/ Mendoi vetëvrasjen pas humbjes së finales në
Ish-kapiteni i Chelseas, John Terry

Ish-kapiteni i Chelseas, John Terry ka bërë një rrëfim të fortë emocional, për faktin se si e ka përjetuar humbjen përballë Manchester United në finalen e Champions League në Moskë, në 2008-ën. Ish-futbollisti ka pranuar se presioni për penalltinë e humbur, e cila u dha dhe trofeun “Djajve të kuq”, e çoi deri në ekstremin e të menduarit vetëvrasjen.

“Pas ndeshjes u kthyem në hotel dhe unë isha në katin e 25-të. Po shikoja nga dritarja dhe mendoja: Pse? Thjesht pse?. Nuk po them se do të bëja diçka, por ato mendime të vijnë në ato moment. Pastaj djemtë u ngritën dhe më larguan prej andej. Janë çaste kur nuk di çfarë të bësh”, është shprehur ish-kapiteni i Chelseas.

Megjithatë edhe pse kanë kaluar shumë vite nga i gjithë presioni i humbjes dikur dhe peshës së madhe të fajit, 45-vjeçarit shprehet se ajo ndjesi vazhdon t’a mundojë atë.

“Ende më përndjek. Me moshën bëhet më e lehtë, por tani që jam tërhequr dhe nuk kam adrenalinën e ndeshjeve më godet më fort. Zgjodhem natën duke menduar: Po kështu ndodhi. Nuk besoj se do të largohet ndonjëherë”, ka përfunduar Terry.

Poll

Lexo gjithashtu