Barcelona ka fituar në transfertë përballë Guadalajara në kuadër të raundit të 1/16-ave të Copa Del Rey. Sfida e zhvilluar në “Estadio Pedro Escartín”, përfundoi 0-1 në favor të miqve.
Pavarësisht se kundërshtari ishte “ekip lagjeje”, i kategorisë së 3-të, në një nga grupet inferiore, i bëri ballë Barcelonës deri në minutën e 77-të.
Vetëm në atë minutë, mbrojtësi danez Andreas Christensen shënoi golin e parë të sfidës. Më pas, katalanasit shënuan edhe golin e dytë me anë të sulmuesit, Marcus Rashford, në minutën e 91-të.
Kështu, “djemtë” e Hansi Flick avancojnë më tej në këtë kompeticion, duke kapur raundin e 1/8-ave.
GOLAT:
Goli i Christensen (Guadalajara 0-1 Barcelona)
Goli i Rashford (Guadalajara 0-2 Barcelona)


