Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo në “pole – position”, Ilir Daja gjen “recetën” e golave

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo në “pole – position”, Ilir Daja gjen
Dinamo

Duhen saktësisht edhe 2 javë nga mbyllja e fazës së dytë të Superiores. Dhe kur janë zhvilluar 16 javë deri më tani, “Blutë” janë në “pole – position”.

Ilir Daja ka gjetur “recetën” e suksesit për të çuar ekipin drejt golave. Jo më kot dinamovitët janë skuadra me sulmin më të mirë në Superiore deri më tani. Duke lënë mbrapa edhe Vllazninë, e cila deri pak javë më parë kryesonte në këtë aspekt.

Dinamo kështu ka gjetur 22 herë rrugën e rrjetës në kampionat, ndërsa ka pësuar 10 gola. Një golavarazh +12 për “Nëndetësen”, e cila aktualisht mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me vetëm 26 pikë. pavarësisht golave të shënuar, janë 5 pikë larg Egnatias së vendit të dytë dhe 6 pikë larg Elbasanit kryesues.

Ndërkohë pas Dinamos, sulmin më të mirë e kanë Egnatia dhe Vllaznia me nga 20 gola të shënuar, teksa sulmi më i mirë është Elbasani me vetëm 7 gola të pësuar deri më tani.

Poll

Lexo gjithashtu