Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Spektakël italian në Arabinë Saudite, 4 gjigantë në “luftë” për trofeun

Shkruar nga NEWSPORT
Spektakël italian në Arabinë Saudite, 4 gjigantë në
Superkupa e Italisë

Superkupa e Italisë, do të luaj në pak ditë edicionin e 38-të të saj, e cila do të mbahet në Riad. Formula mbetet e njejtë si ajo e viteve të tjera, në një format me 4 ekipe, përfshihen dy gjysmëfinale eleminatore të cila luhen më 18 dhe 19 dhjetor. Ndërsa finalja e madhe do të luhet më 22 dhjetor, të hënë.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 20:00 sipas kohës italiane që i përkon më orën 22:00 në Arabinë Saudite. Të parat që do të zbresin në fushë do të jenë Napoli dhe Milani ndërsa të nesërmen do të luhet takimi mes Bolonjës dhe Interit.

Rikujtojmë se vitin e kaluar Arabia Saudite kishte caktuar për katër klubet që morë pjesë rreth 22.5 milionë euro.  Vjet Milani përfitoi 9.5 milionë euro si fitues i trofeut. Kjo shifër shkoi në 11 mln euro pasi klubi pranoi që të zhvillonte një miqësore me një klub vendas. Interi si finalist përfitoi 6.7 milionë euro. Juventus përfitoi 2,4 milionë euro ndërsa Atalanta 2,4 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu