Vesel Limaj është një nga mesfushorët më të mirë që “Abissnet Superiore” ka në gjirin e saj. Lojtari i Tiranës sezonin e kaluar ishte një nga futbollistët kyç në fitoren e titullit kampion, ndërsa këtë sezon fati i keq e ka përndjekur, pasi ka vuajtur jo pak për shkak dëmtimesh.
Ofertat gjatë merkatos së verës për ish-lojtarin e Kukësit nuk kanë munguar, por asnjë prej të prorozuarve nuk kënaqi bardheblutë dhe në këtë mënyrë 25 vjeçari vendosi të mbajë veshur fanellën e kryeqytetasve.
Por gjithsesi në skenë tashmë kanë dalë skuadra të tjera që kanë interes për mesfushorin. Sipas informacioneve, interesi është i lartë nga disa skuadra por akoma në zyrat e klubit nuk ka gjë konkrete.
Kujtojmë se Limaj është një nga “xhevahirët” e Orges Shehit dhe vështirë që tekniku i bardhebluve të lejojë të humbë cilësitë e skuadrës, pasi këtë vit gara për titullin kampion është akoma më e vështirë.