Partizani ka qenë një nga ekipet më aktive në merkato me qëllimin e rritjes së cilësisë ekipore për të luftuar për mbrojtjen e titullit kampion sezonin e ardhshëm.
Gjithësej nga “Demat” janë gjashtë lojtarë të afruar në ekip në repartet që është parë e arsyeshme nga trajneri Zoran Zekiç. Të gjashtë këta lojtarë kanë një vlerë prej 1.65 milionë euro në Transfermarkt.
Në krahun tjetër numri i largimeve është shtatë dhe vlera që Partizani ka 'humbur' në nga këto largime është 1.25 milionë euro. Pra, në letër, të ardhurit kanë një nivel më të lartë dhe vlera e Partizanit në Transfermakrt rritet me 400 mijë euro, gjithsej 5.93 milionë euro.
Poll