Askush nuk do ta kishte menduar se një Partizan i cili renditej në pozita jo të mira në klasifikim, do ta gjente veten duke luftuar për një vend në kupat e Europës, dhe kjo falë trajnerit Oltijon Kërnaja, i cili pas 7 muajsh qëndrimi në stolin e "Të Kuqve" u njoftua për vendimin e shkarkimit.
Tashmë që është liruar nga kjo përgjegjësi, tekniku tropojan ka bërë një reagim në rrjetin e tij social në Instagram, duke falenderuar drejtuesit për besimin e dhënë, ndërsa rikujtoi arritjet e tij me skuadrën, punë për të cilën jo të gjithë e besonin se do t'ia dilte.
Mes rreshtave plot emocion, si dhe për t'iu kundërpërgjigjur të gjithë atyre që e kritikuan sa kohë ishte në stolin e "Demave", Kërnaja e mbyll me mirënjohje dhe se rrugët mes tij dhe Partizanit nuk mund të quhen kurrsesi të mbyllura.
POSTIMI I KËRNAJËS:
"E gjitha nisi me një postim të thjesht, një klub i madh si ishte në vështirësi, vetëm 1 gol i shënuar në fund të renditjes dhe papritur Presidenti Gaz Demi i beson një djali të ri, shumë kritika, shumë mllef ndaj emrit, por me punë dhe përkushtim të gjithë me radhë, nga punëtori më i thjeshtë deri tek futbollisti më i fundit, sigurisht duke përfshirë dhe stafin arritëm të kthejmë Partizanin në luftë për Final 4
Asnjë se besonte, por realiteti ky ësht, Partizani është në vend të 4-të dhe në luftë për Europë!
Faleminderit president për besimin e një emri kaq të madh.
Faleminderit tifozave Guerrilsa që gjithmonë më mbështetët.
Faleminderit çunave që vrapuan pafund për të arritur rezultate që asnjë s’i besonte.
Faleminderit gjithë stafit për përkushtimin me orë të tëra pranë ekipit!
Krenar për atë që kemi dhënë në fushë!
#pmtp
I juaji Olt Kërnaja! Mirë u takofshim"
View this post on Instagram
