
Pas ecurisë jo fort të mirë të Kukësit pak javë më parë, disa herë qarkulluan lajme se trajneri serb Malden Milinkoviç mund të largohej nga verilindorët. Ka qenë vetë tekniku serb që ka dorëzuar disa herë largimin te presidenti i klubit Safet Gjici, por ky i fundit nuk e ka pranuar duke i besuar vazhdimësinë në kampionat.
Së fundmi, zbulohet se mes drejtuesve të klubit verilindor dhe një trajneri malazez ka në pasur kontakte prej disa ditësh. Bëhet fjalë për Miodrag Vukotiç, i cili Ai është ka qenë trajner i disa ekipeve në Mal të Zi. Së fundmi drejton Rudar Pljevlja-n në Mal të Zi. Nuk dihet nëse kontaktet e klubit verilindor me trajnerin malazez kanë nisur për postin e trajnerit apo do t'i besohet posti i vëzhguesit të lojtarëve në Mal të Zi. Duke parë se Vukotiç e njeh kampionatin në vendin e tij, fare mirë ai mund të shërbejë si urë lidhëse për të sjellë lojtarë cilësorë në kampionatin shqiptar, konkretisht te Kukësi.
Ende nuk ka diçka zyrtare, por gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim për të kuptuar nëse në Kukës po i bëjnë gati "valiexhet" Milinkoviçit apo skuadra verilindore do të ketë një pikë referimi në Mal të Zi për të sjellë lojtarë cilësorë.
[gallery columns="1" size="full" ids="184470"]