Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lëvizje surprizë e Dinamos, Faruk SEJDINI emërohet përkrah Dritan MEHMETIT

Shkruar nga NEWSPORT
Lëvizje surprizë e Dinamos, Faruk SEJDINI emërohet përkrah

Dinamo ka vendosur të bëjë disa rikthime të rëndësishme për të çuar ekipin sërish në elitë. Para disa kohësh drejtuesit emëruan në stol Dritan Mehmetin dhe si zëvëndës Luan Pinain, dy ish-dinamovitë. Por ditën e sotme klubi ka bërë të ditur edhe një rikthim të madh.

Bëhet fjalë për Faruk Sejdinin, i cili është një nga figurat më të mëdhaja të futbollit shqiptar dhe klubit dinamovit. Drejtuesit e bluve e kanë afruar Sejdinin të jetë pjesë e stafit teknik. Ai do të këshillojë pjesën e mbetur të sezonit trajnerin Dritan Mehmeti. Objektivi i Dinamos në sfidat e mbetura në Kategorinë e Parë është marrja e sa më shumë pikëve për të qenë pjesë e Superiores vitin tjetër. Blutë renditen të dytët me 34 pikë, 1 pikë larg Flamurtarit të vendit të parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga