Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Legjenda e Formula 1/ Schumacher kthehet në jetë nga kinezët

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda e Formula 1/ Schumacher kthehet në jetë nga kinezët

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, i cili ka fituar plot shtatë herë titullin botëror, më në fund ka arritur që të bëjë hapat e para me ndihmën e terapistit. 47-vjeçari dy vite e gjysmë më parë pësoi një aksident në Alpet e Zvicrës, ndërsa përfundoi në koma.

"Yibada" , media kineze, e cila ka zyra në 35 kryeqytete të botës, ka bërë publik lajmin e bujshëm rreth gjendjes së Schumacher.

Familja e Schumacher kërkoi që për legjendën e pilotimit të kishte "terr meadiatik", ndërsa ky lajm surprizues vjen pas shumë kohësh. Ish-piloti i Formula 1 Philippe Streiff tha se Schumacher është i vendosur në karrocë invalidi, sepse nuk është në gjendje të lëvizë në mënyrë të pavarur.

Kujtojmë se Schumacher u aksidentua gjatë një gare me ski në dhjetor të vitit 2013. Ai u përplas në kokë dhe dëmtimi ishte i rëndë, pasi i preku trurin. Ai mbeti në gjendje kome deri në shtator 2014 pas së cilës shërimin e vazhdoi në shtëpi.

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga