Vasil Ruci shpërthen në akuza ndaj gjykimit për ndeshjen e fundit ku Flamurtari humbi kundër Skënderbeut në shtëpi 0-1.
Legjenda e futbollit vlonjat, në një intervistë për "Panorama Sport" ka deklaruar se FSHF caktoi për këtë takim një gjyqtar nga Lezha, pikërisht një qytet fqinj me Laçin, skuadër me të cilën Flamurtari po rivalizon për mbijetesë.
"Kjo është hakmarrje. Në Vlorë arbitron një gjyqtar nga Lezha, që ka komshi me Laçin.
Na u mohua një penallti e pastër kundër Skënderbeut. Flamurtari nuk del nga kategoria. Nuk është Flamurtari një ekip fshati që të nërpërkëmbet.
Trajneri Duro? Jo Duro të vijë në Vlorë, por edhe Murinjo të vijë, këtu njëlloj do arbitrohet, njëlloj do veprohet. Nuk ka lidhje trajneri me situatën.
Për sa i përket fjalëve se do na hiqen pikë, kjo s'ka për të ndodhur.
S'mund të paguajmë ne për Ernest Gjokën, kur me të ka firmosur dikush tjetër.
Kush e fiton kampionatin? Rruzhbulli", shprehet Vasil Ruci.