Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Trajneri “zbulon” të ARDHMEN e Ernest Muçit: Është për Premier League, por...

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri “zbulon” të ARDHMEN e Ernest Muçit:
Ernest Muçi - Premier League

Ernest Muci po kalon një moment fantastik me Trabzonspor në Superligën turke. I huazuar nga Besiktas, sulmuesi 24-vjeçar është kthyer në lider për ekipin nga Trabzoni. Ndërkohë që për cilësitë e tij, ka folur edhe trajneri i Trabzonspor, Fatih Tekke.

Ky i fundit nuk ka kursyer elozhet për shqiptarin, duke theksuar se me cilësitë që ka, ai është për një kampionat si Premier League angleze. Por, Tekke shton se Muçi duhet të bëhet pak më i fortë.

“Ne kemi pasur një bisedë në momentin e marrjes së vendimit, lidhur me Ernest Muçi. Deri tani në stërvitje është shumë profesionist dhe përpiqet të dëgjojë sa më shumë që mundet. Nga detyrimi ndonjëherë nuk mund ta aktivizojmë në pozicionin që duam. Madje ka pasur raste që e kemi përdorur edhe në rolin e numrit 6. Muçi ka edhe më shumë për të dhënë. Të gjitha të dhënat e tij janë në nivel elitar. Po flas për liga elitare, si Premier League. Duhet të ndikojë më shumë në rezultatin e ndeshjes. Do të bëhet pak më i fortë. Ka karakterin për të luajtur në çdo ekip”, tha trajneri i Trabzonspor.

Kujtojmë se ky sezon ka qenë fantastik për ish-in e Tiranës. Në 26 paraqitje me Trabzonspor, Muçi ia ka dalë që të shënojë 13 gola dhe të asistojë në 8 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu