
Mbrëmjen e djeshme janë mbyllur të gjitha ndeshjet e grupeve të Europa dhe Conference League. Në “Olimpico” Roma ia doli të vazhdonte rrugëtimin e saj në Europa League pasi siguroi biletën e fundit për këtë fazë ndaj Ludogorets.
Jose Mourinho është kthyer të jetë sërish protagonisht në konferencën pas këtij kualifikimi, pasi rivalët e tyre të qytetit, Lazio do të garojë tashmë në Conferencë League, pasi nuk ia doli dot të siguronte një biletë për fazën tjetër të Europa League.
Conferencë League së fundmi është quajtur si “Kompeticioni i Dështakëve” nga ana e drejtorit të Lazios, Igli Tare. Kështu, Mourinho theksoi se nisur nga fjalët e drejtorit shqiptar, ndoshta Lazio nuk ka për synim t’i shkojë deri në fund Conference League.
“Për mua Lazio është favorite në Conference League, por ndoshta problemi i tyre është Zoti Tare. Ai nuk kërkon ta fitojë Conference League, e ka quajtur si kompeticioni i dështakëve”, theksoi Mourinho.